Maqedoni, dje nisën “Ditët e Naimit” (FOTO)

Në praninë e poetëve të shumtë nga vendi dhe jashtë, mbrëmë në Qendrën e Kulturës “Ilo Antevski-Smok” në Tetovë filloi zyrtarisht edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, transmeton Portalb.mk.

Në hapjen solemne, të pranishmit i ka përshëndetur ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili i ka përgëzuar drejtuesit e këtij festivali për suksesin e arritur, duke shtuar se Festivali që e mban emrin e poetit të madh, shkrimtarit dhe përkthyesit Naim Frashëri, ka rëndësi të madhe për qytetin e Tetovës sepse në ditët në vijim do të dëgjohet zëri i poetëve dhe do të ndjehet frymëzimi i tyre.

“Uroj të kemi edhe shumë edicione të suksesshme të Festivalit, ndërsa poetëve të pranishëm u dëshiroj qëndrim të këndshëm dhe prezantim të suksesshëm në edicionin e sivjetshëm. Le të dëgjohet zëri i poetëve, le të ndjehet frymëzimi poetik dhe le të kremtojnë muzat që në Tetovën tonë kemi festival të poezisë”, porositi ministri Ademi.

Laureat i sivjetshëm i Festivalit është Beat Brechbuhl.

Të enjten do të fillojë edicioni i XXII-të i “Ditëve të Naimit” (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button