Deputetja Mirakovska: Ne besojmë se i kemi 2/3 e votave për ndryshimet kushtetuese

Në votim do ta shohim se a i kemi 2/3 e votave, kurse ne besojmë se i kemi, kështu është deklaruar deputetja nga Lidhja Social Demokrate e Re, Sonja Mirakovska, transmeton Portalb.mk.

“Në votim do ta shohim se a i kemi 2/3 e shumicës, kurse ne besojmë se ajo do të ndodhë. Në fillim të votimit do të shohim se a e kemi atë. Pres që deputetët të jenë mbi veten dhe mbi interesat partiake dhe të votojnë në dobi të shtetit”, tha Mirakovska në konferencën për media në Qendrën Mediale të Kuvendit të Maqedonisë.

Duke komentuar ardhjen e diplomatit amerikan, Metju Palmer, dhe akuzat e Rusisë se është duke u kryer trysni në Maqedoni, Mirakovska ka deklaruar se ato nuk janë trysni, sepse vendimin e japin deputetët.

http://portalb.mk/564464-sot-do-te-dihet-a-do-te-kete-maqedonia-zgjedhje-parlamentare-apo-do-te-ndryshoje-kushtetuten/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button