Unikkatil: Do të performoj më shumë se dy orë (video)

Konferenca për shtyp e cila është mbajtur në ora 16:00 në hotelin Sirius, zgjati shumë pak minuta, por në të ishte i pranishëm edhe protagonisti, Viktor Paloka, i njohur si Unikkatili, i cili foli para koncertit të nesërm.

“Do të performoj më shumë se dy orë. A do t’i këndoj ‘dissat’? Ndoshta, pasi performanca do të jetë e plotë dhe nuk e kam zjgjedhur repertoarin të cilin do ta këndoj”, ka theksuar Unikkatili në pyetjën e gazetarëve tonë në këtë konferencë.

Dyert do të hapen në ora 16:00 dhe do të mbyllen saktësisht në ora 21:00, për shkaqe sigurie. Po për shkaqe sigurie, nuk do të lejohet asnjë gjësend i fortë të hyjë në stadium dhe edhe incidentet më të vogla, do të jenë me fatalitet për personat e implikuar.

POWOW Entertainment po ashtu bëri të ditur se në stadium do të jenë mbi 20 mijë persona, raporton Telegraf.

Lajme të ngjashme

Back to top button