fbpx

Lojtarët festojnë pa leje, dorëhiqet trajneri i Sllovakisë

Jan Kozak ka vendosur të japë dorëheqjen si trajner i Kombëtares së Sllovakisë, pas më tepër se 5 vitesh në atë post, një ditë pasi skuadra e tij u mposht në sfidën përballë Republikës Çeke, njofton TCH.

Sot, trajneri më jetë-gjatë në stolin e Sllovakisë, doli në një konferencë për shtyp dhe tregoi arsyet pse vendosi të largohet, ndërsa zbuloi edhe një skandal të madh, të ndodhur me 7 prej lojtarëve të skuadrës.

“Mora vendimin të jap dorëheqjen nga zhgënjimi që pësova, kur mësova se 7 nga lojtarët kishin dalë jashtë për të festuar, në mbrëmjen pas humbjes ndaj Republikës Çeke. Bëhet fjalë për Martin Dubravka, Michal Sull, Lubomir Satka, Norbert Gyömbér, Milan Škriniar, Stanislav Lobotka dhe Vladimir Weiss. Pasi pashë dy herë ritransmetimin e ndeshjes, për të kuptuar se ku kishim gabuar, vërejta se 7 nga lojtarët kishin dalë jashtë”, zbuloi Kozak.

Tekniku sllovak zbuloi në konferencë edhe momentin e ballafaqimit me lojtarët, të cilët dukej se nuk e kishin kuptuar gabimin dhe nuk kishin kërjkuar falje, ndaj edhe shtynë Kozak të japë dorëheqjen.

“Të nesërmen i thirra bashkë me kapitenin Skrtel dhe zëvendës kapitenin, Hamsik dhe u përpoqa të kuptoj nëse e kihsin kuptuar gabimin. Dubravka më tha se ai po kalonte një kohë të vështirë te Newcastle. Weiss më tha se ai nuk e dinte se pse ishte jashtë, Lobotka tha se kishte nevojë për t’u çlodhur për shkak të angazhimeve të shumta, por Celta Vigo luajti vetëm një herë në javë. Kur e pyeta atë se çfarë mendonte për dorëheqjet, më tha se trajnerët vijnë dhe shkojnë dhe se ai është profesionist. Ne të gjithë e duam Lobotka, ai është një lojtar me potencial të madh. Skriniar gjithashtu më ka zhgënjyer, kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Vendosa të largohem pasi unë nuk mund të vijoja më punën me këta lojtarë, por e di mirë që Sllovakia nuk mund të përjashtojë emra të tillë”, tha Kozak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button