Vrasja e gazetarit Khashogg: Hetimet u zgjeruan edhe në pyllin afër konsullatës

Policia në Turqi, që po heton vrasjen e dyshuar të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i zgjeroi hetimet.

Zyrtarët turq thanë se trupi i tij mund të jetë hedhur në pyllin pranë konsullatës saudite në Stamboll, njofton REL.

Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite, u pa për herë të fundit duke hyrë në këtë konsullatë, më 2 tetor.

Turqia dyshon se ai u vra, Arabia Saudite thotë se nuk di për fatin e tij.

Mostrat e marra nga konsullata saudite dhe rezidenca e konsullit, gjatë bastisjeve këtë javë, po testohen, për të parë nëse përkojnë me ADN-në e Khashoggit.

Turqia ka thënë se ka prova me zë dhe video se Khashoggi është vrarë, por ato nuk janë bërë publike.

Incidenti ka shkaktuar tensione të konsiderueshme midis Riadit dhe aleatëve perëndimorë.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, dhe sekretari britanik i Tregtisë, Liam Fox, janë zyrtarët e fundit të lartë që u tërhoqen nga pjesëmarrja në një konferencë të madhe investimesh, që do të mbahet javën e ardhshme në Riad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button