Salvini, kandidat i populistëve për të zëvendësuar Juncker

Zëvendës/kryeministri italian, njëherësh Minisër i Brendshëm, Matteo Salvini mund të jetë zëvëndësuesi i Jean Claude Juncker në zgjedhjet e ardhshme europiane.

Në një intervistë të dhënë sot për të përditshmen italiane “La Repubblica”, Matteo Salvini pohon se fronti sovranist populist europian i ka propozuar të jetë kandidati i tyre për postin e kryetarit të ri të Komisonit Europian.

“Miq nga vende të ndryshme europiane ma kanë propozuar e më kërkojnë të kandidohem”, është shprehur Salvini.

“Jam i kënaqur që ata shohin tek unë pikën e referimit në mbrojtje të popullit dhe jashtë Italisë”, tha ai, duke shtuar se po e vlerëson këtë propozim të frontit populist.

“Muaji maj është larg ende e në këtë momente kam qënë shumë i impenjuar me draftligjet mbi emigracionin, sigurinë, manovrën fiskale, e nuk kam pasur kohë të vlerësoj siç duhet kerkesën e ardhur” është përgjigjur Salvini në intervistën e tij për “La Repubblica”, transeton Alsat.

Ministri i Brendshëm italian ka komentuar dhe sondazhin e pak orëve më parë të Eurobarometrit, sipas të cilit vetëm 44 % e italianëve do të votojnë pro Europës.

“Nuk më habit një sondazh i tillë. Për vete dhe për fëmijët e mi, imagjinoj një të ardhme në Europë. Por jo në këtë Europë sot. E nëse BE do të hedhë poshtë reformën eekonomike të sapo aprovuar nga qeveria Conte e cila është prezantuar sot në Bruksel, jam i sigurt se përqindja e euroskeptikëve italianë do të shkoj në 70%” tha ai.

Duke iu referuar qëndrimeve kundër të komisionerëve europianë Oettinger e Moscovic ndaj paketës fiskale italiane, ministri Salvini mendon se ata janë të frikësuar pasi e dinë mjaft mirë se për pak muaj do të largohen dhe  komentojnë si në një bunker të izoluar.

Ministri Salvini sapo është kthyer nga një vizitë në Moskë ku është takuar me sipërmarrësit italianë  dhe ku ka deklaruar qëndrimin e Italisë kundër rinovimit të sanksioneve europiane ndaj Rusisë.

“Si për biznesin rus ashtu dhe për sipërmarrjen italiane në Rusi, këto sanksione janë mjaft të dëmshme dhe i kanë shkaktuar deri më tani një dëm prej 20 miliardë euro”, ka thënë Salvini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button