fbpx

MPJ-ja ruse: Ndërhyrja më e keqe në Shkup po ndodh nga SHBA-të dhe BE-ja

SHBA-të dhe vendet e BE-së po ndërhyjnë në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë thonë nga Ministria e Jashtme e Rusisë, njofton agjencia TASS, përcjell Alsat M. 

– Pas dështimit të referendumit më 30 shtator, e organizuar me shpresën për të marrë një kompromis nga qytetarët, Washingtoni dhe vendet e BE-së tani kanë për qëllim të nxitin ndryshimet  me forcë në parlamentin maqedonas, thotë MPJ-ja ruse.

Sipas Moskës, kjo është një çështje e ndërhyrjes së pamëshirshme të Shteteve të Bashkuara dhe BE në punët e brendshme të Shkupit.

– Për momentin po ndodh ndërhyrja më e keqe e SHBA-ve dhe BE-së në punët e brendshme të Shkupit, që tejkalon të gjitha kufizimet e arsyeshme. Qëllimi është të çojë Maqedoninë në NATO me çdo kusht, akuzojnë nga ministria e Jashtme ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button