Ambasadorët: Imuniteti të hiqet në 6 gusht

Dy ambasadorë të akredituar në Shqipëri, shprehen se shpresojnë që siç u arrit konsensusi për Reformën Zgjedhore, kjo të bëhet realitet dhe për heqjen e imunitetit.

Ambasadorja gjermane, Carola Muller-Holtkempe, dhe ai amerikan Alexander Arvizu, në një prononcim për mediat përshëndetën arritjen e konsensusit për Reformën Zgjedhore. Por, siç thanë ata, “ka dhe reforma të tjera për tu arritur”.

Ambasadorja gjermane e Gjermanisë Holtkemper theksoi nga Dardha – ku ndodhej për një vizitë – se ‘heqja e imunitetit do të ishte arritje e madhe”.

“Të shpresojmë që më 6 gusht të hiqet imuniteti”, tha ajo.

Ndërsa ambasadori Arvizu, nga Gjirokastra – ku ndodhet prej pak ditësh – theksoi se “i nevojshëm është mekanizmi i ri për t’u dhënë besim njerëzve”.

Sipas tij, çështje ende e pazgjidhur mbetet imuniteti i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

“Presim të miratohet më 6 gusht heqja e imunitetit. Kjo është një pikë kritike dhe e rëndësishme, sepse në këtë vend abuzohet me imunitetin”.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që në 6 gusht të mblidhet Parlamenti që të votohet drafti i mazhorancës që parashikon heqjen e imunitetit. Kjo çështje është kundërshtuar nga opozita, sepse sipas PS-së, qeveria ka hartuar një draft që u bën presion opozitës atyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button