Anketë, gjysma e ushtarëve amerikanë mendojnë se vendi mund të hyjë në luftë

Një anketë në mesin e forcave të armatosura të SHBA-ve zbuloi se rreth gjysma e ushtarëve besojnë se vendi mund të hyjë në një luftë të madhe nën qeverisjen e Donald Trumpit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se 46 për qind e personelit ushtarak pjesëmarrës në aketën e zhvilluar nga gazeta Military Times, kanë theksuar se brenda një viti vendi mund të hyjë në një luftë të madhe.

Edhe në një anketë që gazeta ka zhvilluar në vitin 2017 thuhet se ka qenë 5 për qind norma e ushtarëve që mendonin se mund të ndodhte një luftë me përmasa të vogla.

Shkaku i rritjes së pritshmërive për luftë theksohet se kanë qenë destabilizimi global që rritet në qeverinë e Trumpit dhe kërcënimet e përbëra nga fuqitë si Rusia dhe Kina.

Kundërshtarë me fuqi të afërta

Ushtarët pjesëmarrës në anketë besojnë se vendet më kërcënuese ndaj SHBA-ve janë Rusia dhe Kina ku 71 për qind e të anketuarve në përgjigjen ndaj pyetjes me shumë alternativa për këtë çështje, kanë theksuar se e shohin Rusinë si kërcënim ndërsa 69 për qind e tyre Kinën.

Në anketën e zhvilluar vitin e kaluar këto norma kanë qenë 53 për qind për Rusinë dhe 45 për Kinën.

Gjithashtu në anketë është bërë vlerësimi se efektive në këtë rritje kanë qenë mesazhet që liderët ushtarakë kanë dhënë për të qenë të gatshëm për një luftë mundshme kundër një “kundërshtari në fuqi të afërt”.

Një tjetër element që ushtarët e kanë vërejtur me 89 për qind si kërcënim është terrorizmi kibernetik. Ndër të tjera 57 për qind e pjesëmarrësve e kanë parë si kërcënim terrorin ekstrem me burim të brendshëm. Ndërsa 48 për qind e ushtarëve e kanë konsideruar si kërcënim terrorin ekstrem me burim të jashtëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button