Zaev për bisedën me Tsipras: Të përkushtuar ndaj perspektivave të Ballkanit të ri

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka bërë të ditur se ka biseduar me homologun e tij grek, Alexis Tsipras, duke shprehur kënaqësi për, siç tha ai, angazhimit të plotë të Greqisë ndaj marrëveshjes maqedono-greke, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Së bashku me kryeministrin Alexis Tsipras, ne mbetemi të përkushtuar ndaj perspektivave të Ballkanit të ri të shekullit 21. Ballkani i cili do të ndërtojë miqësinë, ku do të promovohet bashkëpunimi, ku do të kontribuojmë për rritje më të mirë ekonomike dhe të vendeve tona, që t’i bëjmë qytetarët më të lumtur dhe natyrisht për rritjen e investimeve të reja dhe standardeve më të mira ekonomike të qytetarëve të Maqedonisë dhe Greqisë”, tha kryeministri Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për bisedën telefonike të djeshme me homologun e tij grek, që u realizua pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Zaev tha se homologu i tij grek e ka informuar atë për zhvillimet dhe se mbetet i angazhuar për Marrëveshjen e Prespës.

“Unë jam i kënaqur për angazhimin e plotë të Republikës së Greqisë në këtë marrëveshje. Unë mund të konfirmoj angazhimin tonë të plotë. Ushqejmë shpresën se nesër Parlamenti do të mbledhë forcën, se deputetët do të inkurajohen, sepse mbi të gjitha janë përfaqësues të qytetarëve ndërsa më pas partitë politike do të korrigjohen para përgjegjësisë historike, para kësaj mundësie të ngjeshur të Maqedonisë. Së fundmi për të konfirmuar nevojën për hapjen e ndryshimeve kushtetuese”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button