Turqi, një pjesëtar i DEASH-it dënohet me mbi 18 vite burg

Gjykata në Turqi ka dënuar me 18 vite e tetë muaj burg shtetasin e Irakut pjesëtar të organizatës terroriste DEASH, Kefah Basheer Hussain, raporton Anadolu Agency (AA).

Hussain së bashku me avokatët mori pjesë në seancën e sotme në Gjykatën për krime të rënda në Şanlıurfa.

I akuzuari Hussain me këtë rast hodhi poshtë veprën penale që i ngarkohet dhe tha se nuk ka “kurrfarë marrëdhënie apo lidhje me DEASH-in”.

Prokurori theksoi se në dosje kanë dokumente vizuele dhe të shkruara dhe dëshmi mbi atë se Hussain ka qenë “lider për shëndetësi” brenda DEASH-it. Në materialin dëshmues thuhet se Hussain ka qenë përgjegjës për shtatë spitale, ndërsa prokurori kërkoi që i akuzuari të dënohet në pajtim me materialin e ofruar dëshmues.

Këshilli gjyqësor i shqiptoi dënim me burg Hussain-it në kohëzgjatje prej 18 vite e tetë muaj.

Policia turke në Şanlıurfa më 23 janar të këtij viti kreu operacion në të cilin arrestoi Hussain-in dhe 14 persona të tjerë të lidhur me DEASH-in, që nga Siria hynë në territorin e Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button