Konsultimet për DSK-në nuk kanë nisur, MPB-ja i tregoi modelet që janë në lojë

Grupi punues, i cili deri më 15 nëntor duhet të propozojë modelin e ri funksionues të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, siç mësoi Portalb.mk nuk ka nisur procesin konsultativ, ndërkohë që Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se në lojë janë tre modele.

Modeli i parë – parasheh ndarjen e DSK-së nga MPB-ja, si një organ i veçantë dhe i pavarur;

Modeli i dytë – parasheh vazhdimin e modelit të deritanishëm me të cilin Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim mbetet në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe

Modeli i tretë – parasheh bashkimin e DSK-së me Agjencinë e Inteligjencës, që nënkupton jegjësisht formimin e një organi të veçantë të administratës shtetërore.

Sipas asaj që njoftuan nga MPB-ja, tre modelet janë pjesë e projektit që quhet inteligjenca nën mburojën e Qendra e Gjenevës për kontroll demokratike të fuqive të armatosura.

“Tre modelet janë pjesë e analizave të projektit “konsolidimi i sistemit të sigurisë” e quajtur Inteligjenca nën mburojën e Qendra e Gjenevës për kontroll demokratike të fuqive të armatosura. Qëllimi i kësaj grupi punues është që me një proces konsultativ të gjerë Qeverisë t’ia propozojë se cili është modeli më adekuat për reforma”, sqaruan nga MPB-ja.

Sipas asaj që mësoi Portalb.mk, grupi punues ende nuk ka realizuar as takimin e parë, e kurse deri më 15 nëntor ai veçmë duhet të ketë përzgjedhur modelin dhe të njëjtin t’ia dorëzojë Qeverisë së Maqedonisë për miratim.

Pjesë e grupit punues janë 32 individë nga institucione shtetërore dhe organizata joqeveritare. Reformat kanë për qëllim të garantojnë shërbime të DSK-së të profesionalizuara, departizuara, transparente, por edhe të suksesshme në mbrojtjen e interesave të shtetit dhe qytetarëve. Nevoja e realizimit të reformave në DSK erdhi si rezultat i skandalit të përgjimeve – bombat të cilat në Maqedoni nxitën krizë politike.

LEXO: Skandali me përgjimet, Portalb mësoi emrat e individëve që do ta reformojnë DSK-në
LEXO: “Bombat”, deri më 15 nëntor do të zgjedhet modeli i ri funksionues i DSK-së
LEXO: Dikur i dëgjonim, tani vetëm i lexojmë “bombat” e Zaevit

Skandali me përgjimet, Portalb mësoi emrat e individëve që do ta reformojnë DSK-në

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button