fbpx

“Bombë” e re, për ta ndaluar diasporën e Kërçovës të votojë, TAV i ka propozuar Janakiesit ta vonojë avionin në qiell

Të akuzuarit në “Titanik” për parregullsi zgjedhore, Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska janë marrë vesh si t’i vonojnë votuesit shqiptarë nga diaspora të c ilët më 24 mars janë nisur për në Kërçovë me avionë nga Zvicra, njofton Portalb.mk.

Në bisedat e përgjuara që sot janë lëshuar në seancën e rastit të PSP-së për parregullsitë zgjedhore dëgjohet ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jakulloska duke folur me ish ministrin e atëhershë të Transporti tdhe Lidhjeve Mile Janakieski.

“A mundesh Mile të lajmërohesh të merresh vesh me “TAV” që t’i vonojnë disi udhëtarët nga Cirihu. Dy avionë i kemi kritikë. Sot vijnë. Njërin ta ndalim, mirë do jemi. Thuaju disi t’i mbajnë në pistë 15 minuta, le t’i nxjerrin ngadalë udhëtarët, lëvizjen në shkallë le ta ngadalësojnë”, i thotë Jankulloska Mile Janakiesit.

Janakiesi lajmëohet në “TAV” dhe e tregon propozimin. Perosni nga kompania e aeroportit i thotë “Më mirë është që kontrolli i fluturimit ta rrotullojë avionin gjatë kohë në qiell”.

Më pas, në bisedë tjetër me person nga MPB, Janakieski propozon:

“Të bëjmë një ndeshje përpara Kërçovës, të bllokohet rruga? Jam serioz për këtë. Ja për shembull le të rrotullohet një traktor”.

Jankulloska nga ana tjetër i propozon:

“Le të rrotullohet një kamion i ngarkuar me rërë, diçka e tillë le të rrotullohet pasi që këto do të vijnë me vetura”.

Ndaj kësaj, prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova ka komentuar: “Nuk është luftë, nuk është dashuri, aa gjithçka është e lejuar”, dhe më pas vazhdoi të propozojë “bomba” të reja si dëshmi.

Në “Titanik”, për shoqërim kriminel, ryshfet gjatë votimit, financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore, keqpërdorim të detyrës zyrtare, kërcënime, falsifikim të dokumenteve dhe vepra tjera penale akuzohen Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Martin Protogjer, Kiril Bozhinovski, Ilija Dimovski, Biljana Brishkovska, Edmond Temelko, gjejgësisht gjithsej 21 persona nga VMRO-DPMNE.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close