Tuntev: Mund të ketë Qeveri të Përzhinos, por brenda afatit kushtetues që është 60 ditë (VIDEO)

Koordinatori i Lidhjes Sociale Demokrate (LSDM), Tomisllav Tuntev në konferencë për media duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit se a do të ketë Qeveri të Përzhinos nëse nuk kalon në Kuvend marrëveshja e Prespës dhe nëse shkohet në zgjedhje, ai tha se kushtetuta duhet të respektohet dhe se ka mundësi për Qeveri të Përzhinos, mirëpo në afatet kushtetuese prej 60 ditëve, transmeton Poralb.mk.

“Ne jemi të obliguar ta zbatojmë kushtetutën sepse marrëveshja për Qeverinë e Përzhinos me ato afte vlente për çdo zgjedhje të ardhshme parlamentare, këtu bëhet fjalë për respektim të afateve kushtetuese, që do të thotë se Qeveri të Përzhinos mund të ketë megjithatë në afatet që i definon kushtetuta që është 60 ditë nga dita e shpërbërjes së Kuvendit”, tha Tuntev.

LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 1-shi, 15 korrik 2015
LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 2-shi, 20 korrik 2016 

Ai në fillim tha se së pari duhet të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve që kanë votuar në referendumi dhe se deputetët janë të obliguar ta respektojnë këtë.

“Mbi 90 për qind nga qytetarët që kanë votuar në referendum me 30 shtator qartë treguan se janë për BE dhe NATO, si deputet kemi përgjegjësi të ta respektojmë vullnetin e shumicës së qytetarëve dhe t’i miratojmë ndryshimet kushtetuese dhe për këtë shkak ne deputetët e Lidhjes Social Demokrate i ftojmë të gjithë deputetët e opozitës të kyçen në këtë proces dhe nuk ka alternativë tjetër dhe çdo shtyrje do të çojë në izolime të tjera”, tha Tuntev.

Ai në konferencë e akuzoi liderin e partisë së VMRO-DPMNE-së se punon në kundërshtim me drejtimin e vendit drejt NATO-s dhe BE-së dhe se deputetët e asaj partie që janë zgjedhur nga populli kanë mundësi të dalin jashtë qëndrimit kundër liderit jo perëndimor.

“Nëse udhëheqësia e VMRO-DPMNE vazhdon ta bllokojë të ardhmen e shtetit, atëherë të pashmangshme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të organizohen menjëherë, dhe qytetarët do të sjellin vendim”, tha Tuntev.

Në pyetjen e gazetarit se a është siguruar dy e treta e shumicës për votim në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, ai tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë thënë se janë për NATO dhe BE.

“Sipas deklaratave të tyre nuk ekziston asnjë që është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE”, tha Tuntev.

Video: Dojçe Vele

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button