Skandali me përgjimet, Portalb mësoi emrat e individëve që do ta reformojnë DSK-në

Ministria e Punëve të Brendshme ka formuar grupin punues për reformat në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, i cili ka për qëllim të formojë agjentë të profesionalizuar, departizuar, transparentë dhe që do të mbrojnë qytetarët dhe shtetin. Grupi përbëhet nga 32 anëtarë me përfaqësues nga institucionet shtetëtore dhe organizata joqeveritare (OJQ), transmeton Portalb.mk.

Pjesë e grupit punues të reformave në DSK janë edhe Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, përfaqësuesi i Agjencisë Teknike – Operative (ATO) – Zoran Angellovski, profesori i Fakultetit të Drejtësisë “Justeniani i parë” në Shkup dhe i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë – Gordan Kallajxhiev, përfaqësues nga OJQ “Analitika” – Magdalena Lembovska dhe nga OJQ “Eurothink” – Aleksandar Stojanovski.

Si përfaqësues të popullit – deputetë janë tre anëtarë: Nga Komisioni Kuvendar për Mbikëqyrje mbi Punën e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim – Emilija Aleksandrova, nga Komisioni Kuvendar për Mbrojtje dhe Siguri – Frosina Tashevska Remenski dhe nga Komisioni për Mbikëqyrje të Realizmit të Hetimit të Veçantë për Ndjekjen e Komunikimeve prej MPB-së, Drejtorisë për Polici Financiare, Drejtoria Doganore dhe Ministria e Mbrojtjes – Zoran Ilioski, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme janë 12 anëtarë: Siljan Avramovski, Sllavjanka Petrovska, Sasho Tasevski, Arif Asani, Daniella Jakovlevski Gjorshoska, Sasho Trajkovski, Nuhi Neziri, Vesna Dorevska, Snezhana Petroviq Arsovska, Svetllana Vllahiviq Dimanovska, Toni Stankovski dhe Violeta Vllahoviq.

Nga Ministria e Mbrojtjes është Goran Vasillevski.

Nga Ministria e Financave janë tre anëtarë: nga Drejtoria Doganore – Bllagoja Kërstevski, nga drejtoria për Zbulim Financiar – Bllazho Trendafillov dhe nga Drejtoria e Policisë Financiare – Jane Shilev.

Nga një anëtar kanë nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë– Rahillka Stojkovska, nga Prokuroria Themelore Publike – Vllatko Georgievski, nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit – Villma Ruskoska, nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Veprave Penale që lidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimeve ilegale të komunikimeve – Atanas Ginev, nga Agjencia për Zbulim – Zoran Ivanov, nga Drejtoria për Sigurim të Informatave të Klasifikuara – Stojan Sllaveski, nga Drejtoria për Mbrojtjes e të Dhënave Personale – Valentin Fetaxhokoski dhe Igor Kuzevski, transmeton Portalb.mk.

Nga e majta: Agim Nuhiu, Oliver Spasovski dhe Goran Nikollovski
Nga e majta: Agim Nuhiu, Oliver Spasovski dhe Goran Nikollovski

32 anëtarët duhet ta zgjedhin modelin e ri të funskionimit të DSK-së

32 anëtarët e grupit punues për reformat në DSK kanë për obligim që më së vonit deri më 15 nëntor t’ia paraqesin Qeverisë së Maqedonisë propozim-modelin për reformat në sistemin për siguri dhe zbulim në Republikën e Maqedonisë dhe plani për zhvillim.

“Qëllimi i këtij grupi punues është që me një proces konsultativ të gjerë Qeverisë t’ia propozojë se cili është modeli më adekuat për reforma”, thanë nga MPB-ja.

Përndryshe, për shkak të skandalit me përgjimet ilegale – bombat, që shkaktoi krizë politike, gjatë muajit tetor deri në më 15 nëntor të 2018-s, në Maqedoni do të zhvillohet procesi konsultativ për zgjedhjen e modelit të ri funksionues dhe reformues të DSK-s. Tash përgjimet nuk do të jetë subjekt i DSK-së, por ato do të kontrollohen nga Agjencia Teknike – Operative (ATO).

LEXO: “Bombat”, deri më 15 nëntor do të zgjedhet modeli i ri funksionues i DSK-së 2(VIDEO)

Maqedoni, pas tre ditësh do të formohet grupi punues për ndryshimin e modelit të DSK-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button