Dëshmitari në “Titanik 3” e ndryshoi dëshminë, prokurori Lape tha se ai kërcënohet

Me dëshminë e Tulak Krasniqit sot filloi seanca gjyqësore për rastin “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike ku akuzohen Ejup Alimi dhe Ismet Guri, transmeton Portalb.mk.

Në pyetjen e prokurorit publik Lubomir Lape, Krasniqi tha se ditën e votimit ka shkuar në hapjen e vendvotimit dhe për shkak sëmundjes së fëmijës së tij është kthyer në shtëpi dhe sërish në orën 19:00 ka shkuar në vendvotim, dhe me anëtarin e komisionit i ka dorëzuar materialet zgjedhore në Komunën e Çairit.

Dëshmitarit në shumë raste në pyetjet e prokurorit shumë gjëra nuk i kujtoheshin, sepse bëhet fjalë për rast para pesë viteve dhe sipas përgjigjeve të tilla prokurori Lape tha se dyshon që ndaj dëshmitarit është kryer presion ose dikush e ka kërcënuar. Lape e pyeti se a ka dhënë në PSP dëshmi se frikësohet nga agresiviteti i Ismet Gurit, dëshmitari tha se nuk i kujtohet e as që e di se kush është ai.

Për këtë shkak prokurori kërkoi të lexohet procesverbali nga dëshmia që dëshmitari e ka dhënë në PSP.

Këshilli gjyqësor vendosi që të mos lexohet dëshmia me arsyetim se dëshmitari ka thënë se është nën kërcenim të Ismet Gurit.

Seanca vazhdon me pyetjen e katër dëshmitarëve të tjerë.

Ndryshe, deputeti Ejup Alimi dhe Ismet Guri që ka qenë anëtar i Komisionit komunal zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2013 në Komunën e Çairit akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor.

Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së. PSP për to ka kërkuar edhe paraburgim, por ato janë ankuar te Gjykata e Apelit, ku në vend të masës së paraburgimit, gjykata ua mori pasaportat.

Prokurorja, Fatime Fetai në seancë publike në Gjykatën e Apelit deklaroi se dëshmitarët e Prokurorisë Publike kanë frikë nga deputeti i BDI-së, Ejup Alimi. Ata kanë thënë se Alimi është njeri i fortë dhe është pjesë e BDI-së që është në pushtet. Alimi ka thënë se edhe nëse e burgosin në vend të huaj do të ikë dhe do të kthehet në Maqedoni dhe do të jetë i pranishëm në procedurën që zhvillohet kundër tij.

Ismet Guri është falur nga presidenti, Gjorgje Ivanov pikërisht për këtë rast. Ejup Alimi është koordinator i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button