Imuniteti kolektiv “i dobësuar”, shteti me vaksina do ta forcojë (infografik)

Vitin e kaluar, përfshirja me vaksinim në nivel të shtetit ka qenë më e ulët se 95 përqind, sa është përqindja e rekomanduar e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përveç për “be-se-zhe” (BSG) vaksinën, tregojnë shifrat e fundit të institutit për shëndet publik. Ka 2.800 fëmijë në moshë 13 mujore të cilët nuk e kanë marrë “em-er-pe” (MRP) vaksinën, madje 2.400 prej tyre janë nga Shkupi. Përfshirja e të vaksinuarve me këtë vaksinë është vetëm 66 përqind, shkruan “Meta”, transmeton Portalb.mk.

“Dallimi në vaksinim është në shkallë të konsiderueshme. Kjo është rezultat i më tepër faktorëve, të cilët i bëjnë këto dallime, ndërsa kanë të bëjnë me informimin e popullatës përkatësisht dezinformimin për sigurinë e vaksinave”, thotë Zllate Mehmedoviq, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Publik.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe për “Meta” tash më ka paralajmëruar masa për rritjen e përfshirjes me vaksinën.

“Sipas Planit aksional, fushat prioritare për veprim, në të cilat është i përfshirë edhe shteti ynë janë blerja e vaksinave cilësore, kontroll efikas mbi procesin e imunizimit, qasje tek vaksinat dhe promovim dhe edukim i vazhdueshëm për përfitimet nga vaksinimi”, deklaroi ministri.

Përfshirja e vaksinimit me MRP është e ulët për shkak të frikës se vaksina ka lidhje me shfaqjen e autizmit. Prindërit e prolongojnë, duke pritur fëmijët të fillojnë të flasin dhe të ecin dhe pastaj t’i çojnë për vaksinim.

Autoritetet shëndetësor në disa raste deri tani kanë theksuar që nuk ka arsye për prolongimin e kësaj vaksine për shkak se ekzistojnë prova shkencore se vaksina nuk ka të bëjë me autizmin.
Më së paku fëmijë të vaksinuar kundër fruthit ka në Shkup. Mjekët kanë apeluar tek prindërit se edhe kjo vaksinë është e sigurt dhe se përdoret me vite dhe se nuk arsye për prolongimin e vaksinimit.

Filipçe theksoi se në tërësi garantohet për cilësinë e vaksinave, për shkak se të njëjtat, siç tha. blihen nga prodhues me renome prej vendeve të Bashkimit Evropian (Franca, Belgjika, Bullgaria), prodhues të aprovuar nga ana e OBSH-së të cilët i plotësojnë të gjitha standardet e duhura.

Ai në intervistën për “Meta” theksoi se vaksinat, nga prodhuesi deri te shfrytëzuesi përfundimtar – fëmijët, transportohen, magazinohen dhe ruhen në temperaturë adekuate prej 2 deri 8 gradë celsius.

“Çdo dërgesë pranohet dhe kontrollohet nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së shëndetësisë dhe Agjencisë për ilaçe, ndërkaq Agjencia për ilaçe pas analizave të gjera jep licencë për lëshim në qarkullim. Të përmend se këto vaksina përdoren edhe në vendet kur prodhohen”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button