Rasti “Titanik”, deputeti Dimovski kërkoi shtyrjen e seancës

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski i dyshuar në lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik” ka kërkuar që të shtyhet seanca, me arsyetimin se duhet të merr pjesë në debat për ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Megjithatë, këshilli gjyqësor vendosi që seanca të mbahet deri në orën 11:45, njofton Portalb.mk.

Mëngjesin e sotëm ka vazhduar seanca për lëndën “Titanik”, në të cilën pritet të dëgjohen bisedat telefonike të cilat nuk janë publikuar më herët, lidhur me manipulimet gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.

Në lëndën “Titanik” të dyshuar janë gjithsej 21 persona, në mesin e të cilëve ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Edmond Temelko, Munir Pepiq, Ilija Dimovski, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velkovska, Stanko Korunoski, Kosta Markovski, Dragce Dragcevski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ameti, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button