Pompeo: Sauditët po bashkëpunojnë për hetimin e zhdukjes së gazetarit

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Mike Pompeo tha dje se presidenti turk Tayyip Erdogan i kishte bërë të qartë se zyrtarët sauditë po bashkëpunonin me Turqinë në hetimet për gazetarin e zhdukur, Jamal Khashoggi.

“Ai bëri të qartë se sauditët kishin bashkëpunuar për hetimin ku turqit janë të angazhuar dhe se ata do të ndajnë informacionet që mësojnë me autoritetet arabe gjithashtu” tha Pompeo.

Kto deklarata, Sekretari Amerikan i Shtetit i bëri pasi la Ankaranë ku takoi presidentin turk Erdogan, ndërsa më herët kishte takuar edhe princin e kurorës në Arabinë Saudite, Muhamed bin Salman, transmeton TCH.

“Ka pasur disa vonesa, por autoritetet turke dukeshin shumë të sigurta se sauditët do t’i lejonin ata të bënin gjërat që duhet të bënin, për të përfunduar hetimin e tyre të plotë”, tha ai.

Gazetari arab Jamal Khashoggi u zhduk më 2 Tetor, pasi kishte hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, për të marrë një dokument martesor, por nuk kishte mundur të dalë që andej.

Autoritetet turke kanë hyrë dy herë në konsullatë, si dhe kanë kontrolluar edhe në rezidencën e konsullit arab, por nuk kanë dalë ende me një raport përfundimtar mbi hetimet.

Burime nga hetuesit turq për mediat kanë konfirmuar se Khashoggi është vrarë, ndërsa dyshohet se trupi i tij është ndarë në disa pjesë, për t’u zhdukur më pas.

Kujtojmë që Khashoggi ishte rezident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi jetonte në azil dhe njihej si një kritik i vazhdueshëm dhe i ashpër i Princit të Kurorës, Muhamed bin Salman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button