Vëllai masakron familjen e motrës, vret dhe veten

Një krim i rëndë brenda familjes është shënuar mëngjesin e sotëm në Shëngjin.

Tre persona kanë mbetur viktimë e një sulmi me armë, ndërsa një fëmijë është në gjendje të rëndë për  jetën në spital.

Sipas policisë, Aleksandër Ndoi, 48 vjeç, ka qëlluar për vdekje rreth orës 06:30 minuta, paraditen e së shtunës, motrën e tij Dana Prendi 45 vjeçe, kunatin e tij italian, Luigi Denikassa, 50 vjeç, si dhe ka plagosur nipin e tij, 9 vjeç. Më pas Ndoi është vetëvrarë me armën e krimit.
Agresori mësohet se punonte si efektiv në burgun e Shën Kollit dhe krimi është kryer me pistoletën e tij të shërbimit në banesën e tij.

Ende nuk ka të dhëna të qarta lidhur me motivet që kanë çuar në këtë krim të rëndë, ndërsa problemet familjare mbeten si pista e parë e hetimit.

Ngajrja ka tronditur Shëngjinin, qytet i cili ka pritur mjaft pushues nga i gjithe vendi kete vere.

Lajme të ngjashme

Back to top button