Kundërspin: Drejtësia është problemi kryesor i VMRO-DPMNE-së

Rezultatet e proceseve gjyqësore, prej hetimeve të mëtejme, në veçanti të atyre të PSP-së, janë kërcënim para së gjithash për VMRO-DPMNE-së për përbërjen e kaluar, por edhe për përbërjen e re, sepse edhe kjo e sotmja, asnjëherë nuk e ka braktisur fjalorin, sjelljen dhe mënyra e veprimit të VMRO-DPMNE-së së vjetër në raport me PSP-së. Në të vërtetë se prej këtij problem për VMRO-DPMNE-në dalin edhe qëndrime dhe sjellja e saj ndaj Marrëveshjense Prespës dhe ndryshimeve kushtetuese.

Shkruan: Teofil Bllazhevski

VMRO-DPMNE doli me komunikatë/qëndrim/deklaratë në të cilën ka të vërtetë të shtrembëruara, gjegjësisht spin:

Spin: PSP është institucion në duart e qeverisë për persekutim politik të papërshtatshmëve dhe ky është një fakt i pamohueshëm, të cilin të gjithë e vërejnë. 

[BurimiVMRO-DPMNE/ueb-faqja – data: 14.10.2018]

Kundërspin: Hetimet më të reja të hapura nga ana e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ishin shkaku se përse partia opozitare VMRO-DPMNE përsëri doli me të vërteta të shtrembëruara për këtë institucion, përkatësisht me spin.

VMRO-DPMNE pretendon se institucioni është “në duart e qeverisë” dhe shërben për “persekutim politik për të papërshtatshmit”. Për të despinuar këtë spin të VMRO-DPMNE-së, do të bëjmë mini kronologji, e cila, në të vërtetë do të tregojë edhe një konsistencë të VMRO-DPMNE-së ndaj PSP-së dhe do të dëshmojë se shqetësimi kryesor i udhëheqësis së kësaj partie nuk është Marrëveshja e Prespës, por pikërisht drejtësia deri te e cila mund të arrijnë proceset e PSP-së para gjykatësve, si dhe hetimet të cilat akoma nuk janë në nivel të akuzave, sepse kërkohet një model i duhur që të mund të realizohen, dhe të mos shkelet Ligji për PSP.

PREJ PËRGJIMEVE DHE MONTIM TË ZGJEDHJEVE DERI TE LARJA E PARAVE 

Ja disa fakte që do të ndihmojnë që të sqarohen gjërat:

  • PSP është formuar me marrëveshje në mes katër partive të atëhershme në Kuvendin e RM me 15 shtator të vitit 2015, me qëllimin kryesor që të ju përgjigjen pyetjeve kush ka përgjuar dhe përse, dhe të zbardh veprat kriminale që dalin prej përgjimeve të paligjshme;
  • Nikolla Gruevski, atëherë kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, po pas arritjes së marrëveshjes, shprehu kënaqësi dhe për marrëveshjen e formimit të PSP edhe për zgjedhjen e Katica Janevës si kryeprokurore e këtij institucioni;
  • Rastin e parë që e mori PSP prej prokurorisë së rregullt ishte rasti “Puç”, përkrah 33 të tjerave, për të cilat u deklaruar se është kompetente dhe kjo ndodhi me 14 dhjetor të vitit 2015. Të rikujtojmë, ai ishte rasti i PP i RM-së i ngritur kundër Zoran Zaev dhe pesë personave të tjerë të cilit ishin të akuzuar nga ana e Nikolla Gruevskit se kanë dashur që të kërcënojnë funksionarët e lartë shtetëror të asaj kohe, dhe për këtë qëllim kanë spiunuar në bashkëpunim me shërbimet e huaja.
  • Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së ndaj PSP-së menjëherë ndryshoi pas kësaj. Së pari gjysmë haptazi, dhe më pas edhe me sulme haptazi. Përfaqësuesit më të lartë të VMRO-DPMNE-së, të udhëhequr nga Nikolla Gruevskit, sulmuan institucionin, dhe më pas duke ndjekur ato deklarata politike dhe institucionet e tjera, para së gjithash, Këshillin e prokurorëve publik, Këshillin gjyqësor dhe Gjykatën Themelore Shkup 1, por edhe Regjistrin Qendror, Kadastrën dhe të tjera, vazhdimisht pengonin punën e PSP përgjatë vitit 2016. Përkrah kësaj, ngritën akuza penale, arrijnë edhe kundër PSP-së, për të cilat opinioni i gjerë nuk ishte informuar, që do të thotë me siguri se janë hedhur poshtë, për shkak se prej atëherë kishin kaluar dy vite e gjysmë;
  •  Shtypje dhe pengesat mbi PSP-në u vërejtën edhe në Evropë. Që në mars të vitit 2016 Parlamentit evropian i ftoi të gjithë qeveritë që të mos pengojnë drejtësinë.
  • Hetimet kryesore që në pjesën e dytë të vitit 2016 që i hapi PSP kanë të bëj me çështjen e përgjimeve (mosmarrëveshja e sotme “Target-Fortesa”), me ç’rast u zbardh se kjo është bërë prej hapësirave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, pa urdhër gjyqësor dhe janë përgjuar rreth 6 mijë numra dhe me to mbi 20 mijë qytetar. Njëkohësisht u hapën edhe hetime për ndryshime zgjedhor dhe parregullsi, të cilat po ashtu, përfunduar me akuza me emrin Titanik 1,2 dhe 3.
  • Edhe një hetim tjetër kryesor të cilin e udhëheq PSP, i cili është shumë i pakëndshëm edhe për udhëheqësinë e tanishme të VMRO-DPMNE-së, por edhe për atë të vjetrën, është hetimi me emrin kodues “Talir”. Sips njohurive të tanishme, PSP pretendon se shumë persona janë të dyshuar në mesin e të cilëve edhe kryetari i partisë, Nikolla Gruevskit, për larjen e parave, gjegjësisht për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së prej vitit 2009 deri në vitin 2015.
  • Momentalisht po zhvillohen 20 procese gjyqësore në lidhje me akuzat e PSP-së me çka pjesa më e madhe janë për funksionarët e tanishëm dhe të vjetër të VMRO-DPMNE-së, në mesin e të cilëve edhe procesi për ndërtimin e autostradave në RM, Kërçovë-Ohër dhe Milladinovci- Shtip, qindra miliona euro, me çka përmes keqpërdorimit të pozitës dhe mos zbatimin e ligjit përkatës, është dëmtuar buxheti, dhe për çmimin të cilin e ka kërkuar Gruevski (Trajektorja).
  • Po ashtu, në këtë moment, PSP hapi edhe më tepër hetime, në mesin e të cilave edhe hetimin për shterjen e Buxhetit të RM-së në dobi të kompanisë ruse, dhe në llogari të ndërtimit të gazsjellësit, me çka Rusia duhej të kthej borxhin ndaj RM prej 60 milion dollar, dhe në të cilin për herë të parë është përfshirë edhe ish ministri i Financave, Zoran Stavrevski (Dhurata).

 

E ENJTJA E PËRGJAKUR KOKË DHIMBJE SHTESË 

Përkrah gjykimeve të para, prej të cilave disa janë edhe të zbatueshme, PSP punon edhe më tej me dëgjimin e incizimeve të paligjshme dhe SMS porosit që u dorëzuan nga ana e opozitës së atëhershme të LSDM-së. Që do të thotë, mund të priten hetime të reja, dhe me sigurimin eventual të dy të tretës së shumicës në çfarëdo mënyre, që në një moment të caktuat për zhvillimit të vendit do të ishte i nevojshëm, mund të pritet që hetimet automatikisht të kalojnë në akuza dhe në procese të reja gjyqësore.

VMRO-DPMNE-së mbi kokë i qëndrojnë edhe gjykimet e mundshme në procesin i cili po zhvillohet për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 për vepër penale terroriste, duke rrezikuar rendin kushtetues, dhe në të cilin janë përfshirë si të akuzuar edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe partnerët e tyre të koalicionit.

VMRO-DPMNE, me saktë udhëheqësia e tanishme e partisë asnjëherë nuk kanë luftuar për vendimet e mëparshme të të akuzuarve dhe tashmë të gjykuarve, as edhe për ngjarjet e 27 prillit, në kuptimin e asaj se ndoshta deputetët e tyre në mënyrë të organizuar kanë marr pjesë në dhunë, siç pretendon Prokuroria Publike.

Nga ana tjetër, zbardhja e veprave lidhur me përgjimet e paligjshme dhe zbardhjen e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017, që në thelb janë të lidhura, nuk kërkohet vetëm prej opinionit vendor, por edhe ai ndërkombëtar dhe merret si kusht për integrimin e mëtejmë evropian të RM-së.

Përfundimisht, të mos harrohet, edhe se në këtë vend me pajtimin e qeverisë dhe të opozitës ishte dokument i cili quhej Reforma urgjente me prioritet dhe bazohej  mbi dy raporte të grupit të ekspertëve të Rajnhard Pribe,që janë pjesë përbërëse e raporteve të Bashkimit Evropian për Republikën e Maqedonisë.

Prej këtu, rezultati i proceseve gjyqësore, prej hetimeve të mëtejme, në veçanti të atyre të PSP, janë kërcënim para së gjithash, për VMRO-DPMNE-në si dhe për përbërjen e vjetër dhe të re të udhëheqësisë, sepse edhe kjo e sotmja, asnjëherë nuk hoqi dorë prej fjalorit, sjelljes dhe mënyrat e veprimit të ish VMRO-DPMNE-së, nuk kanë të bëjnë vetëm në raport me PSP-në.

Në fund, akuzat dhe hetimet të cilat dalin prej proceseve gjyqësore dhe gjykimeve, kanë të bëjnë me periudhën kur struktura qeverisëse në Maqedoni ka qenë VMRO-DPMNE dhe BDI edhe në atë legjislative, edhe në atë gjyqësore, edhe pse kjo e fundit aktronte sikur e pavarur. Prej këtu, është shumë normale që pjesa më e madhe e akuzave dhe proceseve gjyqësore kanë të bëjnë me njerëzit e VMRO-DPMNE-së dhe pjesërisht me atë të BDI-së.

Për këtë, pretendimin e VMRO-DPMNE-së se PSP është institucion në duart e qeverisë, i cili shërben për persekutim politik të të papërshtatshmëve, është e vërtetë e shtrembëruar ose spinim i servuar për opinionin. Në të vërtetë, për shkak të këtij problem që e ka VMRO-DPMNE me PSP-në, dalin edhe qëndrimet dhe sjellja e partisë për Marrëveshjen e Prespës dhe për ndryshimet kushtetuese.

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button