Gjykimi për rastin “27 prilli” vazhdon me 22 tetor

Me 22 tetor do të vazhdojë gjykimi për rastin “27 prilli” të Prokurorisë Themelore Publike, në Gjykatën Penale, ku janë akuzuar  33 persona, prej të cilëve 31 për shkelje të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Në seancën e sotme ishte hetuar dëshmitari i mbrojtur S1, i cili rreth tre orë është marr në pyetje para prokurorisë, ndërsa gati gjashtë orët tjera është përgjigjur në pyetjet e tërthorta të mbrojtjes. Avokatët e të akuzuarve, të cilët dje ishin dënuar me nga 1.000 euro, për shkak të zënkës me këshillin gjyqësor, theksuan se në seancën e sotme është krijuar situatë e paqartë “status quo”.

“Për momentin ka situatë të paqartë ‘status quo’ në të cilën nuk ka vendime për marrjen e të drejtës që t’i mbrojnë të akuzuarit, e as që të vazhdojnë që t’i mbrojnë”, theksoi avokati Elenko Millanov. Në sallën gjyqësore ishin të pranishëm të akuzuarit, avokatët e të akuzuarve dhe avokatët e detyrës zyrtare të cilët dje i emëroi Gjykata pas braktisjes së seancës të mbrojtjes së të akuzuarve të cilët ankoheshin se nuk kanë kushte për punë.

Sot për shkak të tejkalimit të gjendjeve rreth kushteve të punës, Oda e Avokatëve e RM-së apeloi që të sigurohen kushtet e nevojshme për zhvillimin normal të procesit gjyqësor për “27 prillin”, me qëllim të një gjykimi të papenguar dhe të drejtë. Nga Oda e Avokatëve theksuan se grupi i avokatëve të angazhuar si mbrojtës në lëndën KOK NR.40/18 sa i përket ngjarjeve të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e RM-së, që udhëhiqet para Gjykatës Penale në Shkup, dje pasdite e kanë informuar Odën e Avokatëve të RM-së se në seancën e djeshme të avokatëve nuk janë mundësuar kushtet elementare për ta ndjekur hetimin e dëshmitarit të rrezikuar, të mund të mbajnë shënime dhe të parashtrojnë pyetje në interes të personave të cilët i përfaqësojnë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakariе Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vllatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button