Gjithë çfarë duhet të dini për vajin e arganit

E kanë quajtur ndryshe edhe ari i lëngshëm dhe gjithmonë e më shumë, po kuptohet përse. Vaji i arganit konsiderohet shumë ushqyes për lëkurën dhe flokët për faktin se është i pasur me antioksidantë dhë acide yndyrore me omega 3, shkruan Bordo.al. 

Ky vaj nxirret nga pema e arganit që rritet vetëm në jug të Marokut. Vendaset merren me grumbullimin e tij duke thermmuar bërthamat e fryteve të kësaj peme për orë të tëra derisa të lëshojnë vajin. Është një teknikë shekullore përmes të cilës, për të nxjerrë një litër vaj, një gruaje i duhet të punojë afërsisht tre ditë. Vaji që  përvec antioksidantëve përmban edhe vitamin E, është një hidratues i shkëlqyer i lëkurës, plus ka dhe veti anti-inflamatore.

Si përdoret për lëkurën?

Duke e masazhuar lehtë tek zona me problem një herë në ditë. Qetëson skuqjen dhe enjtjen, ndërsa vitamina E përshpejton procesin e shërimit të shenjave.

Po për flokë plot shkëlqim?

Hidh pak në dorë dhe fërko majat e flokëve për t`i dhënë shkëlqim e për të ndaluar elektrizimin. Por mos e përdorni në rrënjë se shton shumë yndyrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button