Zakharova: Përpjekjet e SHBA-ve në Siri me aleatët kurdë janë shqetësuese

 Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se SHBA-të me aleatët kurdë po përpiqen të krijojnë një strukturë “kuazi-shtet”, raporton Anadolu Agency (AA).

Zakharova në konferencën për media në Moskë komentoi rreth zhvillimeve të fundit në Siri me ç’rast tha se gjendja në verilindje të Sirisë vazhdon të përbëjë shqetësim.

“SHBA-të me aleatët kurdë përpiqen të krijojnë një strukturë ‘kuazi-shtet’ në këtë rajon”, tha ajo.

Sipas saj, përpjekjet e tilla nuk janë efektive dhe se shkaktojnë reagime në popullatën vendase. “Rusia shqetësohet nga këto përpjekje”, tha Zakharova.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, në një intervistë për kanalin shtetëror televiziv të Francës tha se SHBA duke i përdor kurdët në Siri “luan një lojë të rrezikshme me projektin ‘Kurdistan’ në Siri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button