Kur do të kemi bashkëfolës, do të kemi edhe vullnet për raporte më të mira

Zëdhënësi i Ministrisë greke të Punëve të Jashtme Gregoris Dellavekuras, sot deklaroi se kur Greqia do të gjejë bashkëfolës me të cilin do të mund të shkojë përpara në marrëdhëniet mes dy vendeve, do të jetë e gatshme dhe do të ketë vullnet për të marr nisma.

“Por, doemos duhet pasur bashkëfolës. Kjo është esenca dhe ajo është ajo që duhet parë në periudhë më të gjatë, a ka apo nuk ka bashkëfolës në Shkup”, deklaroi Dellavekuras.
 
Ndërkaq për Portalb, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë deklaruan se “nismat tona duken dhe ne jemi gjithmonë të hapur për bashkëpunim, dhe vazhdimin e negociatave”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button