Mickoski i përgjigjet Miçelit: Gjithmonë është më errët përpara agimit, marrëveshja e papranueshme

Kjo Marrëveshje është e dëmshme për interesat e kombit dhe atdheut tim, dhe si i tillë është e PAPRANUESHME për VMRO-DPMNE-në dhe për shumicën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, që në fakt u tregua edhe në referendum, edhe përskaj mbushjes brutale dhe të dhunshme të kutive nga ana e personave të afërt të Qeverisë, megjithatë në fund nuk kanë arritur sukses në qëllimin që të sigurohen kushtet që referendumi të shpallet i suksesshëm.
Me këtë porosi, duke përdorur edhe shkronja të MËDHA, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, iu përgjigj letrës së djeshme të ndihmës sekretarit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euoraziatike, Ves Miçel, në të cilën kërkoi që privatisht dhe publikisht t’u hapet hapësirë deputetëve të VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese në Kuvend që të deklarohen sipas vullnetit të tyre, njofton Portalb.mk.

Mickoski, në letër gjithashtu thekson se ai nuk do të punojë që marrëveshja të implementohet në Kuvend, gjegjësisht për t’i votuar ndryshimet kushtetuese.

“Jo vetëm që refuzoj, por edhe ashpër do t’i kundërvihem me të gjithë dijen time, kapacitetet dhe mjetet demokratike kundër këtyre dukurive devijuese”, i përgjigjet Mickoski, Miçelit.

Lideri opozitar gjithashtu arsyetohet se gjatë procesit të bisedimeve me Greqinë, ata nuk kanë qenë të kyçura në proces, ndërkaq ankohet gjithashtu se edhe pyetja e referendumit ka qenë me shumë kuptime.

“Procesi i bisedimeve është udhëhequr pa u krijuar ambienti, në mënyrë aventureske, të fshehur nga opinioni në mënyrë manipuluese, pa strategji të vërtetë dhe me porosi të rrejshme. Në tërë procesin e bisedimeve, ne nuk ishim të përfshirë në proces. Më tej, Qeveria duke e uzurpuar procesin, ka vendosur pyetje në referendum me shumë kuptime”, shkruan Mickoski.

Në fund të letrës, Mickoski i thotë Miçelit se “gjithmonë është më errët përpara agimit”.

Mitchell deri te Mickoski: Jemi të dëshpëruar nga VMRO-DPMNE

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button