Maqedoni, nesër do të kuptohet qëllimi i mbylljes së Kompleksit “Makedonsko Selo”

Shërbimi për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme (SHPPP) e Qeverisë së Maqedonisë nesër do të realizojë takim me menaxhmentin e Kompleksit “Makedonsko Selo” (KMS) që të informohet për qëllimet e mbylljes së objektit për të cilin u njoftua sot opinioni, transmeton Portalb.mk.

SHPPP-ja thotë se nuk është e informuar për mbylljen e Kompleksit “Makedonsko Selo” (KMS), edhe pse sipas marrëveshjes ajo duhej të bëhet 6 muaj para sjelljes së vendimit.

“Shërbimi për punë të përbashkëta dhe të përgjithshme, si kompetente për menaxhim me objektet në pronësi të Qeverisë, njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk ka qenë e njoftuar për qëllimin, as edhe e informuar për vendimin e menaxhmentit të Kompleksit “Makedonsko Selo”, që objekti të mbyllet dhe të ndalojë së punuari. Në marrëveshjen ndërmjet SHPPP dhe koncesionerëve, i paraqitur nga ndërmarrja “Tineks” dhe hoteli “Kvins”, ka Nen ku qartë thotë se për një vendim të tillë, koncesionerët duhet të njoftojnë më së paku 6 muaj para”, thuhet nga SHPPP-ja.

Përndryshe, sot nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, Kompleksi “Makedonsko Selo” ka njoftuar se do të mbyllet prej nesër.

Prej nesër do të mbyllet kompleksi “Makedonsko Selo”, investimi i Qeverisë prej 6.5 milionë euro

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button