Shpallet fletë-arrest për një të arratisur nga burgu, i cili dyshohet se e ka vrarë futbollistin Janushev

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur procedurë parahetimore kundër një personi për kryerjen e veprës penale “Vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

“Personi është i dyshuar se më 03.11.2017 me paramendim e ka privuar nga jeta tanimë të ndjerin Martin Janushev. Në fakt, i dyshuari, duke shfrytëzuar lirimin e lejuar gjatë vikendit nga Burgu i Idrizovës, ku ka qenë duke mbajtur burg me kohëzgjatje prej 20 muajve, ka ardhur përpara ndërtesës në të cilën ka jetuar Janushev, është takuar me të dhe ka gjuajtur disa plumba nga arma e zjarrit drejt viktimës, duke i shkaktuar pesë plagë të rënda, të cilave Janushev nuk ka arritur që t’u mbijetojë”, thonë nga Prokuroria.

Pas propozimit nga ana e MPB-së kundër këtij personi është dorëzuar deri te Prokuroria Themelore Publike Shkupi.

“Pas dorëzimit të paraqitjes, gjatë procedurës parahetimore, Prokuroria në mënyrë intensive ka punuar në sigurimin e dëshmive materiale dhe verbale. Pastaj, janë marrë në pyetje mbi 40 dëshmitarë dhe janë siguruar numër i madh i analizave dhe ekspertizave relevante. Por, duke e pasur parasysh se i dyshuari ende nuk është i kapur për organet e rendit, në pajtueshmëri me ligjin për procedurë penale, prokurori kompetent ka dhënë urdhër deri te Ministria e Punëve të Brendshme që e njëjta për të dyshuarin të shpallë fletë-arrest të brendshëm dhe ndërkombëtar”, thonë nga Prokuroria.

Përndryshe, futbollisti Martin Janushev u vra më 11 nëntor të vitit të kaluar në Aerodrom. Pas sulmit, i ndjeri është dërguar në Klinikë ku edhe pas 40 minutave rianimin, ndërroi jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button