Në Maqedoni ka filluar përhapja e mushkonjave aziatike

Në territorin e Republikës së Maqedonisë ka filluar përhapja e mushkonjave të rrezikshme “tigër” aziatike njoftojnë nga Agjencia për ushqim dhe veterinari. Drejtori i Agjencisë Zoran Atanasov, potencoi se deri më tani nuk ka pasur rast që është trajtuar nga viruset që bart kjo mushkonjë, megjithatë njoftoi se është duke u kryer kontroll në të gjithë territorin për të identifikuar në cilat vende është përhapur ky lloj i mushkonjave, njofton Portalb.mk.

“Sipas rezultateve që i posedojmë nuk kemi vërtetuar ndonjë rast që është i prekur nga sëmundjet që bartin këto mushkonja. Kurthe këtë vit janë vendosur po thuajse në gjithë Maqedoninë lindore, dhe po vazhdohet në pjesën tjetër të shtetit, për të fituar fotografi të plotë për atë nëse ky lloj i mushkonjave është përhapur dhe në vende tjera”, tha drejtori i Agjencisë Zoran Atanasov.

Epidemiologu Zharko Karaxhovski nga Instituti i shëndetit publik, kërkoi nga komunat që për çdo vit të ndajnë buxhet përmes së cilit do të mund të realizohet dezinfektim kundër mushkonjave. Ai sugjeroi që qytetarët të kenë më shumë kujdes edhe atë gjatë periudhës që qëndrojnë jashtë nëpër hapësira të gjelbra.

“Rreziku është i papërfillshëm, sepse sipas parashikimit të motit koha do të ftohet dhe temperatura nuk i përshtatet mushkonjës në mënyrë që të jetë në gjendje të shumëfishohet. Megjithatë ajo mund të shumohet në një sasi shumë të vogël të ujit, madje edhe në një gotë ose një tas me lule. Ky lloj i mushkonjave hiberon në periudhën e dimrit dhe bëhet aktiv gjatë muajit mars”, tha epidemiologu Karaxhovski.

Ky lloj i mushkonjës në Maqedoni për herë të parë është zbuluar në vitin 2016 në rajonin e Bogdancit, kurse këtë vit është përhapur në Dojran dhe në disa komuna të Qytetit të Shkupit.

Cilat janë simptomat që paraqiten nëse pickohen nga kjo mushkonjë?

Simptomat që më së shpeshti paraqiten tek njerëzit të cilët pickohen nga ky lloj i mushkonjës janë të ndryshme duke filluar nga irritomi i lëkurës, kruajtje e trupit, puçrra të kuqe, sëmundje infektive (Zika- sëmundje që më së shpeshti rrezikohen gratë shtatzëna si dhe ethet e Nilit).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button