fbpx

Macron: Europa po rrëshqet drejt nacionalizmit

Jetojmë një epokë të pashembullt dhe të re. Jo më ato kohë të pafajshme në të cilat flitej për fundin e historisë dhe fundet e tragjedive. Bota po shkatërrohet, trazira të reja po duken dhe Europa po rrëshqet pothuajse kudo drejt ekstremeve duke u rikthyer përsëri nacionaliste, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron në mesazhin drejtuar kombit pas riorganizimit të qeverisë.

”Ju ftoj të mos të jeni të përgjumur përpara realitetit dhe çfarë ndodh kudo rreth nesh. Unë nuk do të dorëzohem. Duhet të shohim në fytyrë realitetin dhe të veprojmë “, shtoi  Macron.

“Kam vetëm një busull’’, theksoi Macron.

”Franca duhet të kthehet në një fuqi në arsim, në ekonomi, në sferën sociale. Vetëm në këtë mënyrë do ta gjejë vendin e saj në botë. Nuk do të ndryshojë rrugë, qeveria me të vërtetë do të vazhdojë të transformojë në thellësi shtetin dhe funksionin e tij publik”, theksoi ai.

”Por, asnjë nga reformat e mëdha nuk do të japë fryte nëse 66 milionë francezë janë të ndarë dhe jo një komb”, vuri në dukje Macron.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close