Maqedoni, viruset dhe bakteret i sulmojnë fëmijët në kopshte dhe ata me imunitet të dobësuar

Nga viti ardhshëm pritet që vaksinat pneumokoke dhe “rota” vaksina të shpallen të detyrueshme. Bakteri “streptokokus pneumonie” shkakton disa sëmundje veçanërisht te fëmijët e vegjël – infeksione në vesh, sinuset, ndezje të mushkërive, por edhe komplikime të rënda si ndezje të cipës së trurit (meningjiti), thotë Aleksandra Grozdanova profesoreshë në Fakultetin për Farmacisë dhe kryetare e Komitetit Nacional për imunizim, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Fëmijët deri në moshën dyvjeçare dhe foshnjat janë nën rrezik të veçantë nga paraqitja e këtyre sëmundjeve. Shpesh ky infeksion shfaqet tek fëmijët të cilët shkojnë në kopshte, si dhe fëmijët me imunitet të dobësuar. Vaksina pneumokokë është në kalendarin e rregullt për imunizim në shumë vende të botës, duke i përfshirë shtetet e Evropës perëndimore, por edhe Slloveninë, Bullgarinë dhe Serbinë”, thotë Grozdanova.

Kalendari për imunizim do të modernizohet edhe në lidhje me (DTP) vaksinën “Di-te-per” (difteri, tetanus dhe pertusis). Sipas kalendarit të vjetër në moshën shtatë vjeçe jepej vaksina “Di-te adulte” vaksina (difteri dhe tetanus) dhe “polio vaksinë orale” (PVO).

Sipas kalendarit të vjetër në moshën shtatë vjeçare jepej vaksina “Di-te-adulte” vaksion (difteri dhe tetanus) dhe “polio vaksion orale” (PVO).

“Me kalendarin e ri në moshën gjashtë vjeçare në vend të këtyre vaksinave, do të jepet DTP – IPV (kombinim i vaksinës kundër difterisë, tetanusit dhe pertusisit me polio vaksinë inaktive). Në këtë mënyrë përfshihet vaksinë acelulare kundër pertusisit (që nuk shkakton reaksione të padëshiruara, në vend të DTP-së së anuluar në moshën katërvjeçare) dhe polio vaksinë inaktive në vend të polio vaksinës orale, sipas rekomandim të OBSH-së polio vaksina orale të kalojë në polio inaktive. Sipas kalendarit të vjetër në moshën 14 vjeçe jepej vaksina DT (difteri dhe tetanus) dhe polio vaksinë orale.  Me kalendarin e ri në moshën 14 vjeçe do të jepet DT-IPV (vaksinë e kombinuar kundër difterisë, tetanusit dhe polio vaksinë inaktive) dhe zëvendësohet polio vaksina orale me polio vaksinë inaktive”, thotë Grozdanova.

Përndryshe, virusi “rota” shkakton problem tek fëmijët deri në moshën dy vjeçe me diarre të theksuar dhe komplikime tjera.

“Rota” viruset janë shkaktar për rreth 25 përqind të sëmundjeve me diarre tek fëmijët deri në moshën pesëvjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button