Kroacia dhe San Marino, të vetmet pa gola në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja kroate e futbollit në 4 xhirot e fundit të UEFA Ligës së Kombeve nuk ka shënuar asnjë gol, me çka përskaj San Marinos është ekipi më joefikas. Lojtarët e përfaqësueses së dytë në botë dhe një prej përfaqësueseve më të dobëta të kontinentit të vjetër nuk kanë tundur rrjetën e kundërshtarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e dytë aktuale në botë, Kroacia, në Grupin 4 të Ligës “A” u deklasua më 11 shtator në Elchea si mysafire e Spanjës me rezultatin e thellë 6:0, kurse më 12 tetor në Rjekë luajtën barazim me Anglinë 0:0. Momentalisht janë të fundit në grupin e tyre me vetëm 1 pikë, ndërsa Spanja ka 6 dhe Anglia 4 pikë.

Mirëpo, të përzgjedhurit e Zlatko Daliç kanë mundësinë deri në fund të vitit të shënojnë gol, por edhe t’i shmangen rënies në rang më të ulët të kompetecionit të ri të UEAF-s. Më 15 nëntor në Zagreb do të presin Spanjën dhe tre ditë më vonë në “Wembley” në Londër do të ballafaqohen me Anglinë.

San Marino është në Grupin 2 të Ligës “D” e fundit në tabelë pa asnjë pikë, me golavarazhin 0:13. Ajo u mposht nga Bjellorusia me 0:5, Luksemburgu 0:3, 0:3 dhe Moldavia 0:2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button