Të enjten do të fillojë edicioni i XXII-të i “Ditëve të Naimit” (FOTO)

Prej 18-22 tetor 2018, në Tetovë dhe në Pogradec do të mbahet Edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, transmeton Portalb.mk.

“Ditët e Naimit” do t’i shoqërojë një program i ngjeshur letrar, artistik dhe kulturor, me katër lexime letrare, do të promovohen 5 libra të rinj të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit”, si dhe do të bëhen vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare në qytetin e Tetovës dhe ate të Pogradecit.

Në Edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” marrin pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës, si: Beat Brechbuhl (Zvicër), Gerry van der Linden (Holandë), Kristian Guttesen (Islandë), Gloria Sofia (Portugali), Elizabeth (Malta), Marisol Bohoruez (Kolumbi), Eliza Segiet (Poloni), Lucilla Trapazo (Zvicër), Rokiah Hashim (Malajzi), Primozh Repar (Slloveni), Natalia Trevino (SHBA), Moan Shalaba (Izrael), Gema Bocardo (Spanjë), Jon Hoyer (Danimarkë), Giuseppe Napolitano (Itali), Noah Avala (Porto Riko), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Elena Prenxhova dhe Slagjana Bojanovska (Maqedoni), Erina Çoku, Ylli Çela dhe Arjan Kallço (Shqipëri), Brahim Avdili dhe Ndue Ukaj (Kosovë), Bardhyl Zaimi dhe Remzi Salihu (Maqedoni).

Hapja e ceremonisë së Edicionit të XXII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” do të bëhet të enjten, në orën 19:30, përmes një performance fishekzjaresh para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri”, në Tetovë, kurse do të vendoset edhe buqete lulesh para shtatores së poetit “Naim Frashëri”.

Në hyrje të Qendrës së Kulturës, publikut edhe në këtë hapje do t’iu dhurohet Antologjia e këtij edicioni dhe libra të tjerë të rinj të Festivalit.

Më pas në Sallën e Madhe do të bëhet hapja zyrtare e Programit të Edicionit të 22 të FNP “Ditët e Naimit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button