Prej nesër do të mbyllet kompleksi “Makedonsko Selo”, investimi i Qeverisë prej 6.5 milionë euro

Prej nesër do të mbyllet Kompleksi “Makedonsko Selo” (KMS), investim prej 6.5 milionë euro që gjendet në Nerez të Shkupit, koncensioneri i të cilit është ish kryetari i Komunën Qendër, Vlladimir Todoroviq, nëpërmjet ndërmarrjeve “Tinex” dhe “Kvins”. Vendimin për mbyllje e ka sjellë menaxhmenti, pa dhënë arsye se pse, transmeton Portalb.mk.

“Të nderuar, ju inforomojnë se menaxhmenti i Kompleksit Makedonsko Selo ka sjellë vendim për mbylljen e kompleksit dhe i njëjti do të ndalojë së punuar nga nesër 18.10.2018. Ju faleminderit për momentet e përbashkëta, kujtimet e mira dhe vizitat gjatë viteve paraprake”, njoftojnë nga KMS-ja.

 

Todoroviqi me koncesionin e Kompleksit Makedonsko Selo ka fituar 12 mijë metra katror: restorant, amfiteatër, fontanë dhe objekte të tjera.

“Makedonsko Selo” është investim i Qeverisë së Maqedonisë në vlerë prej 6.5 milionë euro. Ndërtimi ka kushtuar 5.2 milionë euro, kurse për orendi të brendshëm janë harxhuar 1.3 milionë euro, 24 mijë euro janë harxhuar për elektromobilje, për 4.2000 euro ishin të harxhuar për udhëzimet dhe shenjat nga kompleksi, kurse 2.700 ulëset dhe shportat e mbeturinave.

Ish ministri i Ekonomisë, Valon Saraqini, ka konsideruar se kompleksi do të kompletojë ofertë turistike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button