Zaev është për falje, Jançev për amnisti, Vasilevski dhe Arnaudov në liri

Ditë më parë shkaktoi tronditje në opinion me propozimin e tij për falje dhe pajtim në Kuvend, kryeministri Zoran Zaev sot edhe një herë përsëriti se ofron falje, por me rezerva për një amnisti të mundshme, transmeton DW, përcjell Portalb.mk. 

“Vetëm nëpërmjet bisedave gjendet zgjidhje dhe unë jam për dialog. Nuk më shkon ndër mend të ndikoj në punën e prokurorëve dhe gjykatësve, por duhet të falim”, tha Zaev sot në seancën plenare për ndryshimet kushtetuese.

Menjëherë pas deklaratës së Zaevit, arriti lajmi se deputeti i VMRO-DPMNE-së, Sasho Vasilevski është liruar nga paraburgimi shtëpiak, i cili i ishte caktuar si masë pas akuzës për pjesëmarje në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Edhe deputeti Luben Arnaudov, i cili është njëri prej të akuzuarve është liruar nga paraburgimi shtëpiak si pasojë e një garancie monetare prej 300 000 eurosh që gjykata i pranoi sot.

Për ta shfuqizuar masën e burgut shtëpiak Vasilevski si garanci ka ofruar rreth 400 mijë euro dhe pronë të patundshme.

Pas vendimit të gjykatës për shfuqizimin e masës së burgut shtëpiak deputeti Vasilevski do të mund të marrë pjesë dhe të votoj në seancat e rregullta të Kuvendit.

Për dallim nga mbrëmë kur pushteti dhe opozita diskutonte mbi çështjen nëse kryeministri Zaev ka ofruar amnisti ose jo, sot me qëndrim të qartë rreth kësaj çështje doli nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Mitko Jançev, i cili është edhe kryetar i Kavadarit, në një intervistë për Dojçe Velle, ka thënë se e përkrah amnistinë për të akuzuarit e 27 prillit, por edhe se nën kushte të caktuara, do të votonte për ndryshimet kushtetuese.

Për dallim nga bashkëpartiakët e tij nga VMRO-DPMNE të cilët mbrëmë deklaruan se nuk duan “amnisti për drejtësi”, Jançev thotë se deklaratën e Zaevit e ka kuptuar si thirrje për amnisti dhe vlerëson se kjo gjë edhe duhet të ndodhë.

Dhunuesit e 27 Prillit, mund të falen vetëm me ligj të veçantë për amnisti

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button