Venezuelë, pothuajse gjysma e vendit pa energji elektrike

Ndërprerja e energjisë elektrike në Venezuelë ka lënë në errësirë pothuajse gjysmën e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Energjisë Luis Motta Dominguez, tha se si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një central elektrik në shtetin Carabobo, në të paktën 11 shtete të vendit nga 23 gjithsej ka ndodhur ndërprerje e energjisë elektrike.

Domingues thekson se Carabobo sërish është furnizuar me energji elektrike ndërsa vazhdojnë punimet e mirëmbajtjes elektrike në shtetet tjera.

Ndërkohë shumë qytetarë në rrjetet sociale kanë shkruar se kanë mbetur pa energji elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button