Derbi Inter-Milan, sfidë mes SHBA dhe Kinës

“Derbi i Madonninës” mes Milanit dhe Interit, që do të luhet këtë të dielë, i tejkalon kufijtë sportivë.

Tashmë kjo përballje konsiderohet edhe si sfida mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dy vende që prej javësh janë përfshirë në një luftë tregtare mes tyre, pas vendosjes së tarifave nga ana e presidentit amerikan Trump për mallrat kineze, transmeton Top Channel. 

Përballja mes Morattit e Berlusconit në “San Siro” është pjesë e së kaluarës, pasi vendin e tyre e kanë marrë kompania “Suning” dhe fondi “Elliott”. Kolosi industrial nga Nanchino arkëton 63 miliardë dollarë, ndërkohë që “Elliot Management” nga Nju Jorku administron një pasuri prej 34 miliardë dollarësh.

Përballë do të jenë gjithashtu edhe Zhang Jindong nga “Suning” dhe Paul Singer nga “Elliot Management”. I pari rezulton se është njeriu i 85-të më i pasur në botë, me një pasuri prej 16 miliardë dollarësh. Ndërsa Paul Singer, sipas revistës prestigjioze “Forbes” është i 822-ti në renditjen e më të pasurve, me 2.8 miliardë dollarë.

Me fjalë të tjera, Inter-Milan tashmë është një sfidë Kinë-SHBA, është një përballje që e ndan botën më dysh dhe vetëm fundjava do të tregojë se kush do të fitojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button