Johannes Hahn: Ja kur Kosova do të njihet nga 5 shtetet e BE

Sipas Komisionerit Europian për Zgjerim, Johannes Hahn, Spanja do ta njohë Kosovën kur ajo të ketë një marrëveshje me Serbinë, transmeton Top Channel. 

“Pozicioni i përbashkët në BE është se kur flasim për Ballkanin, ne ose eksportojmë stabilitet ose nuk importojmë paqëndrueshmëri. Përvoja na tregon se paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti në Ballkan mund të arrihen vetëm nga një perspektivë evropiane. Ne publikuam strategjinë tonë për Ballkanin shkurtin e kaluar dhe nga konkluzionet kryesore të tij është se ne do të pranojmë vetëm shtete e reja anëtare nëse ato kanë zgjidhur të gjitha konfliktet dypalëshe me fqinjët e tyre”, ka thënë Hahn për EL Pais.

Më tej, Hahn ka deklaruar se kjo është arseja pse është e nevojshme një marrëveshje ligjore midis Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij është çelës për rajonin.

“Ne duhet ta lehtësojmë dialogun midis dy vendeve. Unë shpresoj se pas kësaj ne jemi në një situatë ku ata nuk e njohin sovranitetin e Kosovës (Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro), pra që të studiojnë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, dhe të ndërmarrin vendimet e tyre”, ka shtuar Hahn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button