Konsulli i Arabisë Saudite në Stamboll kthehet në shtetin e tij

Konsulli Gjeneral i Arabisë Saudite në Stamboll, Mohammad al-Otaibi, është larguar nga Turqia për të shkuar në vendin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

Sipas të dhënave të siguruara nga zyrtarët, Otaibi është nisur për në Arabinë Saudite në orën 17:00 sipas kohës lokale.

Në rezidencën e konsullit saudit në Stamboll është paraparë të kryhet një hetim në lidhje me rastin e gazetarit të zhdukur Jamal Khashoggi.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button