KE: Vazhdon ngecja e sundimit të së drejtës në Poloni
Komisioni Evropian me keqardhje konstaton se gjendja në fushën e sundimit të së drejtës në Poloni nuk është përmirësuar, dhe se punët janë përkeqësuar.
“Zhvillimi i ngjarjeve në Poloni nga perspektiva e Komisionit Evropian nuk është pozitiv dhe ekziston nevojë që Komisioni dhe Këshilli të ndërmarrin përgjegjësi për hapa të mëtejshëm, ndërsa Polonisë i japin mundësi t’i sqarojë pozicionet e veta”, deklaroi nënkryetari i Komisionit Evropian Frans Timermans, transmeton MIA.
Duke marrë pjesë edhe në Këshillin e Ministrave të BE-së, të cilët e përgatisin agjendën për liderët e BE-së të cilët më 17 dhe 18 tetor do të takohen në Bruksel, Timermans theksoi se Komisioni Evropian veçanërisht është i zhgënjyer nga fakti se autoritetet polake periudhën e procesit para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë nuk e kanë shfrytëzuar që t’i parandalojnë reformat problematike në Gjykatën Supreme, por e kanë përshpejtuar atë proces dhe kanë emëruar ende gjykatës.
Bashkimi Evropian në shtator vendosi ta “nxjerrë” Poloninë para Gjykatës Evropiane për shkak të mospajtimit rreth sistemit polak gjyqësor.