Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk do ta lejojë Mickoskin të mbajë fjalim në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ka refuzuar kërkesën e VMRO-DPMNE-së që t’i mundësojë fjalim para deputetëve liderit të kësaj partie, Hristian Mickoski, transmeton Portalb.mk.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev e lexoi kërkesën e partisë, por Xhaferi tha se nuk ekziston mundësi e tillë në Rregullore që do të mund ta ftojë Mickoskin.

Përveç kësaj, Xhaferi reagoi edhe për faktin që letra nuk është dërguar te kryetari i Kuvendit.

“Nëse keni ndonjë kërkesë ose ndonjë letër për Xhaferin dorëzojeni në adresën në fshatin Forinë ku jeton ai. Këtë që po e flisni ju nuk ka lidhje me Rregulloren. Së pari, VMRO-DPMNE nuk është organ apo organizatë dhe lideri i saj nuk është deputet. Nuk ka kusht që ta ftoj Mickoskin, ndërsa për këtë unë nuk kam marr letër nga askush”, tha Xhaferi.

Ai e citoi Rregulloren e Kuvendit ku thuhet se në seancë të Kuvendit mund të marrin pjesë kryeministri, ministra dhe përfaqësues i autorizuar i propozim ligjit. Kryetari i Kuvendit nuk mund të ftojë në seancë përfaqësues të organizatave tjera.

Hristijan Mickoski ka kërkuar leje te Talat Xhaferi që të mbajë fjalim para deputetëve

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button