Hristijan Mickoski ka kërkuar leje te Talat Xhaferi që të mbajë fjalim para deputetëve

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar leje nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi që të mbajë fjalim para deputetëve në diskutimin për ndryshimin e Kushtetutës. Për këtë qëllim VMRO-DPMNE-ja ka dërguar kërkesë deri te Kuvendi në të cilën kërkohet që t’i mundësohet fjalim liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sepse ai nuk është deputet, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh faktin se në këto momente në shtëpinë ligjvënëse po diskutohet për nevojën e ndryshimeve kushtetuese që kanë ndikim themelor, për krizën politike në të cilën hyn vendi ynë si dhe rëndësia që e ka kjo periudhë për të ardhmen në Republikën e Maqedonisë, si dhe duke pasur parasysh momentin senzitiv, ndikimin dhe kontroversët që e kanë shkaktuar këtë debat në opinion, VMRO-DPMNE si parti më e madhe politike që është në opozitë, dhe lider i së cilës është Hristian Mickoski nuk është deputet, dhe për këtë nuk ka mundësi t’i shpreh pikëpamjet e tij ndaj kësaj çështje të ndjeshme, dërgojmë kërkesë që të mundësohet një fjalim i tij në seancën plenare në lidhje me ndryshimet kushtetuese”, thuhet në kërkesë.

Në kërkesë thuhet se këtë të drejtë e mundëson Rregullorja për punën e Kuvendit, ku neni 72, paragrafi 2 i Rregullores e mundëson kryetarin e Kuvendit të mund “të ftojë në seancë të Kuvendit të marrin pjesë edhe përfaqësues të organeve dhe organizatave tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button