Osmani: Me fillimin e procesit të skriningut, Maqedonia bëhet top destinacion i biznesit për kompanitë evropiane

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Karl Johan Hedberg  dhe Edin Çollak, përfaqësues të “Suedisë së Biznesit”, roli i të cilëve është të eksplorojnë dhe promovojnë potencialet e biznesit për kompanitë suedeze.

“Maqedonia dhe Suedia kanë marrëdhënie jashtëzakonisht pozitive dhe miqësore politike, që paraqet potencial të gjerë për bashkëpunim të dy ekonomive”, theksoi Osmani në takim, duke theksuar aktivitetet e shtetit suedez  si në progresin e integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit, ashtu dhe në ndihmën e drejtpërdrejtë  bilaterale që Suedia siguron për Maqedoninë.

Osmani: Maqedonia bëhet top destinacion i biznesit për kompanitë evropiane

“Maqedonia është në fillim të fazës së fundit të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian – skriningut shpjegues para fillimit të negociatave, që do të thotë sinkronizim i plotë i ekonomisë dhe shoqërisë sonë me atë të Unionit.”- theksoi Osmani, duke potencuar periudhën në vazhdim si mundësinë më të mirë të biznesit për investime direkte të huaja, duke pasur parasysh progresin politik, institucional dhe shoqëror që vendi pret.

“Suedia e Biznesit” (Business Sweden), paraqet partneritet institucional të Qeverisë dhe sektorit të biznesit suedez, roli i të cilit është të sigurojë potencial për shkëmbim ekonomie dhe biznesi të ekonomisë suedeze,  t’i vërtetojë dhe promovojë mundësitë për bashkëpunim të biznesit dhe të ekonomisë, si dhe të sigurojë qasje të kompanive suedeze në tregjet e huaja dhe mundësi për investime.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button