Dhuna në Kuvend, dëshmitari EC1 do të dëshmoj pa paraninë e mediave

Gjyqtarja Dobrila Kacarska e cila e udhëheq lëndën e rastit të dhunës në Kuvend, e cila ka ndodhur vitin e kaluar më 27 prill, ka vendosur që t’i largojë gazetarët nga seanca e sotme në të cilën do të dëshmoj dëshmitari i mbrojtur EC1, njofton Portalb.mk.

“Për shkak të mbrojtjes së sigurisë së dëshmitarit, për shkak të ekzistimit të rrezikut që të zbulohet identiteti i tij, në bazë të nenit 354 nga Kodi Penal shkyçet publiku nga momenti kur dëshmitari do të jep dëshminë. Të pranishëm në seancë mund të jenë vetëm përfaqësuesit e OSBE-së dhe të Ambasadës së SHBA-së”, tha gjyqtarja Kacarska.

Gjyqtarja Dobrila Kacarska e cila udhëheq me këtë lëndë, njoftoi se deri në janar të vitit 2019 ka caktuar dhe 50 seanca për këtë lëndë. Pas dëgjimit të dëshmitarit të mbrojtur EC1, në seancat tjera do të publikohen dhe dëshmi të tjera, në mes tyre dhe incizimet e siguruara nga Prokuroria.

LEXO: Gjithçka që ndodhi gjatë sulmit në Kuvend (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button