Hulumtim: Trumza ilaç i mirë kundër akneve

Hulumtim më i ri shkencor ka treguar që bimët shëruese ndonjëherë munden denjësisht të zëvendësojnë preparatet mjekësore.

Kështu shkencëtarët kanë vërtetuar që trumza (Thymus vulgaris) të cilën zakonisht e gjejmë në specialitetet mesdhetare – mund t’u ndihmojë njerëzve që kanë probleme me akne, transmeton Telegrafi.

Ilaçi shërues në veçanti u bën mirë individëve te të cilët për shkak të ndjeshmërisë së lëkurës, shfaqet reaksioni irritues në kremrat antibakteriale.

gallery_hero_il_fullxfull

Për të vërtetuar nëse ilaçi shërues në të vërtetë mund të ndihmojë aknet, shkencëtarët kanë testuar efektin e ekstraktit të tij alkoolik në P. Aknes – bakterin i cili shkakton aknet, respektivisht nxit infeksionet e poreve të lëkurës.

Rezultatet e testimit kanë treguar që tinktura bimore e fituar nga trumza vret bakteret vetëm pas pesë minutash veprimi.

Poashtu, hulumtues në Mbretërinë e Bashkuar theksuan se fenolet në trumzë i japin kësaj barishteje fuqi si trajtues njollash kur kombinohet me uthullën e mollës.

thyme2

Si të zgjedhim dhe ruajmë trumzën

Trumza e njomë ose e thatë gjendet në treg. Gjethet e trumzës së freskët duhet të jenë në një ngjyrë të gjelbër të çelët dhe pa njolla të zeza ose të verdha. Trumza e freskët duhet ruajtur në frigorifer e mbështjellë në një letër kuzhine pakëz të njomë.

Trumza e thatë duhet mbajtur në një enë qelqi të izoluar mirë. Duhet ruajtur në një vend të thatë, të errët dhe të freskët ku mund të zgjasë për deri 6 muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button