Shqipëria shënon 17-vjetorin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Më 13 qershor të vitit 1995, 17 vjet më parë, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Evropës. 

Për të kremtuar këtë përvjetor në selinë e Ministrisë së Jashtme u zhvillua një aktivitet ku krahas diplomatëve të akredituar në Tiranë ishin të pranishëm dhe politikanë, deputetë, profesorë, studiues, përfaqësues të medias etj. 

Në fjalën e tij, ministri i Jashtëm Edmond Panariti theksoi se, parimet e transparencës, tolerancës dhe bashkëpunimit do të jenë në qendër të marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet e Ballkanit Perëndimor. 

“Motoja e presidencës shqiptare të KE-së është “Të bashkuar në diversitet” dhe kjo moto është dhe prioriteti ynë për ndërgjegjësimin e qytetarëve” theksoi ministri Panariti, duke shtuar se “diversiteti dhe multi kulturalizmi janë vlerë e shtuar evropiane”. 

Në kuadër të presidencës shqiptare të KE-së, ai nënvizoi vëmendjen që do t`i kushtohet dhe marrëdhënieve me Kosovën. 

17 vjet pas anëtarësimit në KE, më 23 maj 2012, Shqipëria mori kryesinë e Komitetit të Ministrave të organizatës për një periudhë 6 mujore. Gjatë kësaj presidence Shqipëria do të bëhet zëri i përbashkët i 47 vendeve anëtare nën moton: “Të bashkuar në diversitet”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button