Pirovska: Zaev në deklaratën e tij qartë ofroi amnisti

Drejtorja ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut Uranija Pirovksa, duke komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryeministrit Zoran Zaev, thotë se duke marrë parasysh nevojën për të siguruar dy të tretën e shumicës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, kryeministri në deklaratën e tij qartë ofron amnisti për pjesëmarrësit në dhunën në Kuvend më 27 prill, njofton Portalb.mk.

“Unë nuk e di çka domethënë pajtim nacional, në kushte kur të gjithë e dimë se po zgjidhet çështje në mes deputetëve e cila do të thotë ose shkuarje në zgjedhje ose votim të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend. Nuk e di, ne si publik si do të kishim mundur ta interpretojmë atë deklaratë më ndryshe përveç si mesazh se pjesëmarrësit në dhunën në Kuvend më 27 prill do të amnistohen”, thotë Pirovska në intervistë për emisionin „360 shkallë“.

LEXO: Ndryshimet kushtetuese, Zaev shtrin dorën e pajtimit për dhunën e 27 prillit

Për Pirvoskën amnistia është e pa pranueshme, sipas saj opsioni i vetëm është të dyshuarit në këtë rast të përgjigjen për veprat e kryera.

Që opozita t’i votojë ndryshimet kushtetuese, kryeministri Zaev ofroi amnisti për terrorin e 27-prillit

Zaev, në fjalimin e tij në seancën kuvendore për ndryshimet kushtetuese duke e sqaruar propozimin kuvendor, edhe njëherë i ka ftuar deputetët që të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Që opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE t’i votojë ndryshimet kushtetuese, kryeministri Zaev në mënyrë indirekte ofroi amnisti për terrorin e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button