Dy kryetarët e Ohrit lexojnë fjalime të njëjta, nuk ka përgjegjësi për zëdhënësit (VIDEO)

“Askush nga dhjetë zëdhënësit e punësuar nuk do të mbajë përgjegjësi për fjalimet e kopjuara nga persona të tjerë, dhe të njëjtat iu jepen të lexohen kryetarit aktual, Jovan Stojanovskit”, kështu shkruan portali “Ohrid 1” duke bashkëngjitur një video ku shihet se si kryetari aktual i Ohrit, Jovan Stojanovski, në paraqitje publike lexon fjalime të njëjta sikur pararendësi i tij, Nikolla Bakraçeski, transmeton Portalb.mk.

Stojanovski ka lexuar fjalime publike të njëjta me të Bakraçeskit në dy momente të cilat dokumentohen nga ata. I pari në 8 dhjetor të 2017-s dhe i dyti për 11 Tetorin.

Për herë të parë, kryetari i Ohrit, Jovan Stojanoski më 8 dhjetor të 2017-s ka lexuar fjalim të cilin e ka lexuar ish kryetari i Ohrit, Nikolla Bakraçeski më 8 dhjetor të 2013-s.

“NB gjatë 2013-s: Maqedonia dhe qysh para 11 dekadash.

JS gjatë 2017-s: Ohri para më shumë se 11 dekada,

NB gjatë 2013-s: nuk ka qenë provincë evropiane, por qendër e rëndësishme arsimore, shpirtërore dhe kulturore

JS gjatë 2017-s: Nuk ka qenë ndonjë provincë evropiane, por qendër e rëndësishme arsimore, kulturore dhe shpirtërore.

NB gjatë 2013-s: Në të cilën janë shpërndarë njohuritë dhe vlerat civilizuese

JS gjatë 2017-s: Në të cilën është shpërndarë njohuria dhe vlerat civilizuese

NB gjatë 2013-s: Bashkë me vëllain e saj shpirtëror Shën Naumi i Ohrit

JS gjatë 2017-s: Bashkë me vëllain e saj shpirtëror Shën Naumi i Ohrit”, thuhet ndër të tjerash në videon me fjalime të kryetarëve, Nikolla Bakraçeski (NB) dhe Jovan Stojanovski (JS).

Për më shumë ndiqeni videon nga “Ohrid 1“:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button