Si ndikon bulmeti te personat me prirje diabeti – Cila është sasia e duhur

Debatet mbi të mirat dhe të këqijat e yndyrnave të produkteve të bulmetit vazhdojnë prej vitesh, shkruan Agroweb.

Të dhënat më të fundit shkencore thonë se qumështi, djathi dhe kosi nuk janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Sipas studimit të publikuar në Medical News Today, të cilit i referohet AgroWeb.org, yndyrnat e këtyre produkteve majde mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Për 20 vite rresht, ekspertët analizuan të dhënat shëndetësore të mbi 15,000 individëve, një pjesë e të cilëve u prekën nga diabeti disa vite më vonë.

Analizat treguan se njerëzit, në organizmin e të cilëve u vërejt një tregues i lartë i  yndyrës së shëndetshme të produkteve të bulmetit në sistem, ishin më pak të rrezikuar nga diabeti i tipit 2.

Në krahasim me njerëzit që kishin tregues të ulët të konsumit të bulmetit, njerëzit e kategorisë së mësipërme ishin 30% më pak të rrezikuar nga diabeti i tipit 2.

Prevalenca E Diabetit Në Shqipëri

Të dhënat e Shoqatës së të Rinjve dhe Fëmijëve Me Diabet në Shqipëri konfirmojnë se 6-7 përqind e popullsisë së vendit tonë është bartëse e sëmundjes së diabetit.

Sipas mjekëve specialist, 50% e tyre nuk janë në dijeni të sëmundjes që kanë.

Ndërkohë, çdo muaj tre fëmijë diagnostifikohen me diabet në pediatrinë e Tiranës.

Kjo sëmundje është e rrezikshme sepse fëmijët rrezikojnë të humbasin shikimin, të pësojnë dëmtime në organe të tjera.

Sasitë E Rekomanduara Të Bulmetit

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, udhëzimet më popullore për rekomandimin e produkteve të bulmetit janë si më poshtë:

Fëmijët nga 2 deri në 3 vjeç kanë nevojë për 2 gota (uji) me qumësht ose kos në ditë.

Fëmijët nga 4 deri në 8 vjeç kanë nevojë 2.5 gota (uji) me qumësht ose kos në ditë.

Individët mbi 9 vjeç kanë nevojë për 3 gota (uji) me qumësht ose kos në ditë.

AgroWeb.org ju rekomandon të përpiqeni që produktet e bulmetit të jenë sa më natyrale natyrale. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button