Zaev: Nuk më shkon në mend të ndikoj në punën e gjykatësve dhe prokurorëve, por jam i hapur për dialog me Mickoskin

12:58 -Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev iu përgjigj deputetit të VMRO-DPMNE-së, Kërsto Jovanovski se ai e vlerëson pozitivisht thirrjen e tij që të ulet në tavolinë me liderin e opozitës, Hristian Mickoski dhe gjejnë zgjidhje për gjendjen aktuale, transmeton Portalb.mk.

“Vetëm nëpërmjet bisedave gjendet zgjidhje dhe unë jam për dialog. Nuk më shkon ndër mend të ndikoj në punën e prokurorëve dhe gjykatësve, por duhet të falim”, tha Zaev.

Ai rikujtoi se në takimet e liderëve pa kusht ka pranuar qeveri teknike para zgjedhjeve, në krye të KSHZ-së të mbetet kuadri opozitar, si dhe financimi buxhetor i partive, por, siç theksoi ai, dialogu ngeci kur në rend dite erdhi referendumi.

“Të gjithë jemi për NATO dhe BE dhe jemi të vetëdijshëm se pa marrëveshje me Greqinë, anëtarësimi është i pamundur. Me marrëveshjen e precizojmë emrin, por nuk ndryshojmë, ndërsa identitetin e përforcojmë. Në zgjedhje qytetarët e japin mandatin e deputetëve që të vendosin”, theksoi Zaev.

11:50 – Në vazhdimin e sotëm të dytë në debatin për Propozimin për qasjen drejt ndryshimeve kushtetuese., deputetja Snezhana Kalesa-Vançeva nga LSDM u prononcua se do të votojë “pro” pasi sipas saj me sjelljen e një vendimi të tillë hapet rruga drejt NATO-s dhe BE-së, rruga drejt stabilitetit dhe prosperitetit, rruga për të cilën synojnë gjeneratat e ardhshme.

Ndryshe, seanca për ndryshimet kushtetuese filloi dje me fjalimin e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, i cili kërkoi që pika e rendit të për ndryshimet kushtetuese të hiqet nga rendi i ditës, por me 67 kundër, propozimi i tij nuk kaloi.

LEXO: Deputeti Dimovski kërkoi të hiqet pika e rendit të ditës për ndryshimet kushtetuese, “kundër” votuan 67 deputetë

E fundit ka folur deputetja e pavarur Irena Stefoska, e cila pjesën më të madhe të fjalimit të saj ia dedikoi deputetëve të VMRO-DPMNE-së, përcjell Portalb.mk. 

Ajo u porositi se ata mbajnë përgjegjësi edhe para simpatizuesve të tyre dhe anëtarëve, të cilëve u kanë premtuar se janë për anëtarësim në BE dhe NATO dhe se atyre duhet t’u shpjegojnë se për shkak të inatit të tyre me tërë botë ua kanë vjedhur ardhmërinë.

Debati u karakterizua nga një ton i qetë, por me kundërthënie tashmë të njohura pozitë-opozitë, rreth Marrëveshjes në fjalë.

Ndryshe, Zaev dje në seancën plenare të Kuvendit për nismën e ndryshimeve kushtetuese, paralajmëroi falje të dhunuesve të Kuvendit, në kompensim që opozitarja VMRO-DPMNE, t’i votojë ndryshimet kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese, Zaev shtrin dorën e pajtimit për dhunën e 27 prillit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button